Franca kritikon ashpër marrëveshjen që sjell mercenarë të grupit “Wagner” rusë në Mali

Franca kritikon ashpër marrëveshjen që sjell mercenarë të grupit “Wagner” rusë në Mali

Planet që do të dërgonin mercenarë rusë në Mali është kritikuar ashpër edhe nga ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves le Drian.

Ai thotë se një lëvizje e tillë ishte “e papajtueshme” me praninë ushtarake franceze në ish-koloninë e saj.

Burime diplomatike dhe të sigurisë i kanë thënë “Reutersit” se një marrëveshje është afër arritjes midis mercenarëve ushtarakë rus֝ “Wagner” dhe juntës në pushtet në Mali. Marrëveshja parasheh që mercenarët të trajnojnë ushtrinë Maliane dhe të ofrojnë mbrojtje për zyrtarët e lartë.

I pyetur nga ligjvënësit në lidhje me raportin, Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian deklaroi se “Ëagner është një grup ushtarak i cili e ka treguar veten në të kaluarën në Siri dhe Republikën e Afrikës Qendrore që ka kryer abuzime dhe të gjitha llojet e shkeljeve që nuk korrespondojnë me asnjë zgjidhje dhe kështu që është e papajtueshme me praninë tonë. Unë po e them këtë që të dëgjohet”.

Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florence Parly në një seancë të veçantë u deklarua se ajo ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” nga një marrëveshje e tillë.


Sipas burimeve të Reuters thuhet se Parisi ka filluar një përpjekje diplomatike për të parandaluar që junta në Mali e cila mori pushtetin me grusht shteti në maj – të miratojë marrëveshjen. Parisi do të merrte në konsideratë tërheqjen nga Mali nëse marrëveshja shkonte përpara, deklaruarën këto burime.

Franca është e shqetësuar se ardhja e mercenarëve rusë do të minonte operacionin e saj dhjetëvjeçar kundër terrorizmit kundër “Al Kaedës” dhe kryengritësve të lidhur me Shtetin Islamik në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore, pikërisht në momentin kur filloj të zvogëlojë misionin e saj prej 5,000 trupash atje për ta riformuar atë me më shumë aleatë evropianë, thanë burimet diplomatike.

Presidenti Emmanuel Macron i shpalli këto plane në muaji Korrik. Franca ka përshëndetur disa suksese kundër militantëve muajt e fundit, por situata është jashtëzakonisht e brishtë, e përbërë nga trazirat në Mali pas grushtit të shtetit.

Një burim evropian që ndjek Afrikën Perëndimore dhe një burim sigurie në rajon tha se të paktën 1.000 mercenarë mund të përfshiheshin në marrëveshjen e grupit “Ëagner”. Dy burime të tjera besuan se numri ishte më i ulët, por nuk dhanë shifra.

Katër burime thanë se grupit Ëagner do t’i paguheshin rreth 6 miliardë franga CFA (11 milion dollarë) në muaj për shërbimet e tij.

Lexo edhe

Video