Franca ia hup topin Gjibraltarit
Lexohet për: 1 min.
23-Farnca
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Francës e ka shkatërruar atë të Gjibraltarit, në ndeshjen që ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Riviera”, Franca e ka mposhtur Gjibraltarin 14:0, raporton KosovaPress.

Një autogol i Ethan Santos (minuta e 3’) dhe golat nga Thuram (minuta e 4’), Zaire-Emery (minuta e 16’), Mbappe (minuta e 30’, minuta e 74’, minuta e 82’), Clauss (minuta e 34’), Coman (minuta e 36’, minuta e 65’), Fofana (minuta e 37’), Rabiot (minuta e 63’), Dembele (minuta e 73’) dhe Giroud (minuta e 89’, minuta e 90+1’).

Me pikët e reja, Franca ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e parë dhe veçse e ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Rezultati final i ndeshjes, 14:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024