Forumi për platformën evropiane të sportit, Kosova pret përfaqësues nga 33 shtete

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizoi Forumin për Sportin në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, EWOS 2023.

Temë diskutimi e këtij Forumi të Sportit ishin Java Evropiane e Sportit në Kosovë dhe Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, raporton KosovaPress.

Fillimisht, fjalën e morri presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili foli për fitimin e të drejtës së organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ndërsa zbuloi se KOK-u ka fituar projektin e organizimit të Forumit Ndërkombëtarë për platformën evropiane të sportit.

“Kemi fituar projektin e organizimit të Forumit Ndërkombëtar për platformën evropiane të sportit 2024, që nënkupton se në vendin tonë do të vijnë përfaqësues të 33 shteteve, anëtarë të organizatës ENGSO, organizatë kjo e cila vepron si ombrellë e 33 komiteteve olimpike kombëtare dhe konfederatave kombëtare të sporteve përgjegjëse për sportin bazë”, tha Krasniqi.


Ndërkaq, koordinatori nacional në BeActive dhe i Javës Evropiane të sportit, Ibër Alaj, tha se kjo javë është krijuar që t’i jap njerëzve në të gjithë botën një jetë aktive.

Ndërkaq, rëndësinë e Javës Evropiane të Sportit e shpjegoi edhe sekretari i KOK-ut, Besim Aliti.

Gjatë këtij forumi u bë edhe prezantimi i videos promovuese Java Evropiane e Sportit 2022/23.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video