Fortesa Orana e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Fortesa Orana e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Karateistja kosovare Fortesa Orana ka arritur të fitojë sot medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.

Gjatë rrugëtimit deri te medalja e bronztë, Orana regjistroi tri fitore në kategorinë e saj mbi 68 kilogramë, përcjell KosovaPress.


Në luftën për të bronztën, karateistja kosovare mposhti Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra kosovare e karatesë është duke u përfaqësuar në Kampionatin Ballkanik me 11 garues.

Lexo edhe

Video

error: