Formacioni i Interit para 10 vitesh kur mori pjesë për herë të fundit në fazën e eliminimit direkt të LK-së

Formacioni i Interit para 10 vitesh kur mori pjesë për herë të fundit në fazën e eliminimit direkt të LK-së

Interi i Simone Inzaghit është kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga edicioni 2011-12 dhe në atë kohë ndeshja e tyre e fundit ishte kundër Olympique Marseille.

“Nerazzurrët” kanë pritur prej 10 vitesh që nga hera e fundit që klubi arriti të kualifikohej në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

Ishte sezoni kur klubi zikaltër ndryshoi tre trajnerë si Gian Piero Gasperini, Claudio Ranieri dhe Andrea Stramaccioni në “Giuseppe Meazza”, madje zikaltërit arritën të dilnin nga grupi ku bënin pjesë edhe LOSC Lille, Trabzonspori dhe CSKA Moska.

Por gjithçka u ndërpre në raundin e 1/16-të kundër Olympique Marseille, i mposhti ata pas dy ndeshjeve të zhvilluara.


Ndeshja e dytë dukej se do të shkonte në vazhdime, pasi Diego Milito kishte kaluar në epërsi “Nerazzurrët” pas 75 minutash.

Por Brandaa shënoi një gol të rëndësishëm si mysafir në minutën e 92-të dhe goli nga penalltia i Giampaolo Pazzinit në minutën e 96-të nuk ishte i mjaftueshëm për të parë “Nerazzurrët” të kualifikoheshin në çerekfinale.

Ranieri ishte në krye të ekipit kur “Nerazzurrët” luajtën ndeshjen e tyre të fundit me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve dhe që nga atëherë kjo skuadër ka ndryshuar gjithçka, duke përfshirë edhe formacionin startues.

Kjo ishte përbërja e Interit për ndeshjen kundër Marselle:

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Nagatomo; Poli (Cambiasso 74), Stankovic, Zanetti; Sneijder (Obi 58); Milito, Forlan (Pazzini 58)

Lexo edhe

Video

error: