Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Real Madridit dhe Valencias, e vlefshme kjo për xhiron e 17 të La Ligas.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Reali barazoi pa gola me Real Sociedadin, kurse Valencia u mposht 1:0 nga Valladolidi, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Reali zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 42 pikëve, krahas Valencias që renditet në vendin e 14 me 20 pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të këtij viti, ku asokohe Reali e mposhti Valencian me rezultat të ngushtë 2:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqiten Alaba, Lucas dhe Mendy, kurse te Valencia mungojnë Correia, Domenech, Kluivert dhe Nico.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Camavinga, Rudiger, Militao, Fernandez; Ceballos, Kroos, Modric; Vinicius Junior, Benzema, Asensio
Valencia (4-4-2): Mamardashvilli; Foulquier, Gabriel Paulista, Diakhaby, Gaya; Musah, Guillamon, Almeida, Castillejo; Cavani, Lino