Formacionet zyrtare të Realit dhe Atletico Madridit

Formacionet zyrtare të Realit dhe Atletico Madridit

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i super përballjes mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, e vlefshme kjo për çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Të dy skuadrat nga Madridi do ta kërkojnë me çdo kusht fitoren sot, e cila do t’ua siguronte plasmanin në gjysmëfinale, raporton KosovaPress.

Në raundin e fundit të zhvilluar në këtë garë, Reali e eliminoi Villarrealin duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3:2, kurse Atletico Madridi shënoi fitore ndaj Levantes me shifrat 2:0.

Ndërkaq takimi i fundit mes Realit dhe Atleticos daton në muajin shtator të vitit 2022, ku asokohe kampioni evropian shënoi fitore me rezultat 2:1.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqitet Lucas Vasquez, kurse te Atletico mungon Marcos Llorente.

Tanimë, Ancelotti dhe Simeone kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë përballje interesante, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Militao, Nacho, Rudiger, Mendy; Kroos, Camavinga, Modric; Vinicius, Benzema, Valverde

Atletico Madrid (4-3-1-2): Oblak; Reinildo, Hermoso, Savic, Molina; Lemar, De Paul, Koke; Griezmann; Morata, Correa

Lexo edhe

Video