Formacionet zyrtare të përballjes mes Messit dhe Ronaldos

Formacionet zyrtare të përballjes mes Messit dhe Ronaldos

Paris Saint-Germain do të përballet sot me ekipin Al Nasr & Al Hilal All Stars në një ndeshje miqësore në stadiumin “King Fahd” në Riad të Arabisë Saudite.

Është një rast i veçantë për më shumë se një arsye. Së pari, dy superyjet Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përballen për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2020 kur Juventusi mundi Barcelonën me rezultat 3:0 në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu portugezi më në fund do të bëjë paraqitjen e tij të parë në tokën e Arabisë Saudite, raporton KosovaPress.

Me kthimin e Kylian Mbappes nga pushimet e tij të shkurtra, një skuadër e mbushur me yje të PSG-së do të përballet kokë më kokë kundër disa prej lojtarëve më të mirë nga Liga Pro e Arabisë Saudite.


Cristiano Ronaldo është emëruar si kapiten i skuadrës dhe do të bëjë debutimin e tij në Arabinë Saudite që kur nënshkroi për Al-Nassr në dhjetor.

Përveç Ronaldos, ish-lojtari brazilian Luiz Gustavo është emëruar në skuadër së bashku me Salem Al-Dawsari, i cili shënoi golin e fitores historike të Arabisë Saudite kundër Argjentinës në Kupën e Botës 2022. I vetmi emër i madh që i mungon skuadrës është David Ospina, i cili mungon pas një operacioni në bërryl së fundmi.

Al Hilal dhe Al Nassr Stars (4-3-3): Ospina; Al Boleahi, Al Burayk, Al Juwayer, Cuellar; Gonzalez, Konan, Talisca; Marega, Ronaldo, Ighalo

Paris Saint-Germain (4-3-3): Navas; Bernat, Bitshiabu, Ramos, Hakimi; Sanches, Soler, Vitinha; Messi, Mbappe, Neymar

Lexo edhe

Video