Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Përparim Thaçi” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Lirisë dhe Malishevës.
Të dy skuadrat rikthehet nga humbja në xhiron e fundit, ku Gjilani e mposhti 1:0 Lirinë, kurse Malisheva humbi 3:2 nga Llapi, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Malisheva renditet në vendin e pestë me nëntë pikë, krahas Lirisë që zë vendin e tetë me gjashtë pikë të arkëtuara.
Të dyja skuadrat janë në kërkim të këndelljes pas rezultateve negative dhe do kërkojnë me çdo kusht fitoren sot, andaj pritet të jetë një ndeshje tejet interesante në “Përparim Thaçi”.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Liria
Malisheva