Formacionet zyrtare të Japonisë dhe Spanjës – foto

Formacionet zyrtare të Japonisë dhe Spanjës – foto

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Japonisë dhe asaj të Spanjës, e vlefshme kjo për xhiron e fundit të Grupit E në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në xhiron e fundit, Spanja barazoi 1:1 me Gjermaninë, kurse Japonia u mposht 1:0 nga Kosta Rika, raporton KosovaPress.

Momentalisht, vetëm një pikë i ndan këto dy kombëtare, ku Spanja zë vendin e parë me katër pikë, krahas Japonisë që renditet e dyta në kuotën e tre pikëve.


Spanja do të synojë vetëm fitoren sot që ta evitojë befasinë nga Japonia dhe të kualifikohet tutje si lider i grupit.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin prill të vitit 2001, ku asokohe Spanja e mposhti Japoninë me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video