Formacionet zyrtare të Interit dhe Atalantas

Formacionet zyrtare të Interit dhe Atalantas

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Giuseppe Meazza” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Interit dhe Atalantas, e vlefshme kjo për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Për ta siguruar çerekfinalen e kësaj gare, Interi eliminoi Parman 2:1, kurse Atalanta e shkatërroi Spezian 5:2, raporton KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Interi e mposhti Cremonesen 2:1, kurse Atalanta shënoi fitore 2:0 ndaj Sampdorias, të dyja këto ndeshje të vlefshme për kampionatin italian.

Ndërkaq, takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku asokohe Interi e mposhti Atalantan me rezultat të ngushtë 3:2.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Dalbert, Brozovic dhe Handanovic, kurse te Atalanta mungojnë Muratore, Palomino dhe Zappacosta.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Gosens; Lukaku, Martinez

Atalanta (3-4-2-1): Musso; Toloi, Djimsiti, Scalvini; Hateboer, De Roon, Koopmeiners, Mæhle; Pasalic, Boga; Zapata

Lexo edhe

Video