Formacionet zyrtare të Holandës dhe Ekuadorit – foto

Formacionet zyrtare të Holandës dhe Ekuadorit – foto

Sot me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e tretë e programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku në stadiumin “Khalifa International” do të përballen Holanda dhe Ekuadori.

Kombëtarja e Holandës do të kërkojë me çdo kusht fitoren sot, e cila do të ishte fitorja e dytë në këtë Botëror, raporton KosovaPress.

Në xhiron e parë të zhvilluar në këtë garë, Holanda e mposhti Senegalin me shifrat 2:0, sikurse Ekuadori që shënoi fitore me rezultat të njëjtë kundër Katarit.


Momentalisht, Holanda zë vendin e parë në Grupin A me tre pikë, aq sa ka edhe Ekuadori në vendin e dytë dhe Senegali në vendin e tretë, por që ky i fundit ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Takimi i fundit mes Holandës dhe Ekuadorit daton në muajin maj të vitit 2014, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket përballjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video