Formacionet zyrtare të Gjermanisë dhe Hungarisë

Formacionet zyrtare të Gjermanisë dhe Hungarisë

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Kombëtares së Gjermanisë dhe asaj të Hungarisë, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Gjermania e mposhti Italinë me rezultat të thellë 5:2, ashtu sikurse Hungaria që e turpëroi Anglinë me rezultat 4:0, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara Gjermania zë vendin e dytë në Grupin 3 me gjashtë pikë të arkëtuara, një më pak se kundërshtari i sotëm, Hungaria që renditet në vendin e parë me shtatë pikë.


Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë publikuar formacionet dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Gjermania (4-3-3): Ter Stegen; Rudiger, Raum, Sule, Hofmann; Gundogan, Kimmich, Muller; Sane, Werner, Gnabry

Hungaria (4-4-2): Gulasci; Orban, Fiola, Szalai, Lang; Schafer, Szoboszlai, Szalai, Nagy; Kerkez, Gazdag  

Lexo edhe

Video