Formacionet zyrtare të Anglisë dhe Uellsit – foto

Formacionet zyrtare të Anglisë dhe Uellsit – foto

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet përballja tejet interesante mes Uellsit dhe Anglisë, e vlefshme kjo për xhiron e tretë të Grupit B të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Anglezët do ta synojnë me çdo kusht fitoren sot në mënyrë që të kualifikohen tutje si lider të grupit dhe ta shmangin ndonjë befasi të mundshme, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Anglia barazoi pa gola me Amerikën, kurse Uellsi u mposht nga Irani me rezultat solid 2:0.

Momentalisht, Anglia zë vendin e parë në grup me katër pikë të arkëtuara, tre sosh më shumë se kundërshtari i sotëm, Uellsi që renditet në vendin e fundit me vetëm një pikë.


Sa i përket ndeshjes së sotme, Uellsit do t’i mungojë portieri kryesorë, Wayne Hennessey për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen kundër Iranit, kurse te Anglia në dyshim është mbrojtësi Ben White.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Uellsi

Anglia

Lexo edhe

Video