Formacionet zyrtare, Man.UTD-Arsenal

Formacionet zyrtare, Man.UTD-Arsenal

Manchester United që i është rikthyer rezultateve pozitive pas startit të dobët të kampionatit duke regjistruar tre fitore radhazi, sot do të kërkojë edhe të katërtën, por që përballë do ta ketë Arsenalin, skuadër e cila nuk di për humbje në këtë edicion duke regjistruar pesë fitore në pesë ndeshjet e para.

“Djajtë e kuq” të drejtuar nga trajneri Eric ten Hag kanë nëntë pikë në vendin e tetë dhe me një fitore eventuale ndaj skuadrës së Mikel Artetas do të ngjitej në pjesën e epërme të renditjes tabelare, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër “Gunners” do të synojnë që ta vazhdojnë këtë seri të rezultateve pozitive për t’u shndërruar si skuadër që pretendon titullin e kampionit në këtë edicion të Premier Ligës.


Ndeshja zhvillohet nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Martinez, Fernandes, Rashford, Malacia, Eriksen, Varane, Dalot, Antony, Sancho, McTominay

Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Sambi, Xhaka, Saka, Odegaard, Martinelli, Jesus

Lexo edhe

Video