Formacionet zyrtare, Hungari-Shqipëri

Formacionet zyrtare, Hungari-Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sot ndeshjen kundër Hungarisë, ndeshje kjo që cilësohet ndër vendimtaret për kualifikim tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Kuq e Zinjtë” do të synojnë me çdo kusht fitoren që të ngushtojnë epërsinë e pikëve ndaj Anglisë, dhe të përforcojnë pozitën e dytë në Grupin I, që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim, përcjell KosovaPress.

Të dy kombëtaret rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit, ku Shqipëria mposhti me goleadë 5:0 San Marinon, kurse Hungaria rikthehet nga fitorja me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Andorrës.


Momentalisht, pas gjashtë xhirove të zhvilluara, Shqipëria zë vendin e dytë në tabelë me 12 pikë, katër më pak se Anglia në vendin e parë, kurse Kombëtarja e Hungarisë pozicionohet e katërta në kuotën e 10 pikëve.

Këto janë formacionet zyrtare:

Hungaria: Gulasci, Botka, Orban, At. Szalai, Nego, A. Nagy, Schefler, Nagy, Sallai, Szoboszlai, Salloi.

Shqipëria  Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Gjasula, Bare, Çekiçi, Uzuni, Cikalleshi

Lexo edhe

Video

error: