Formacionet Qipro-Kosovë, mungojnë Muriq, Zhegrova e Muslija
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qipro e Kosova përballen në stadiumin “AEK Arena” në Larnaka nga ora 18:00.

Ndeshja e sotme është e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve - grupi C2.

Trajnerët Franco Foda dhe Temuri Ketsbaia tashmë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Pjesë e kombëtares së Kosovës nuk do të jenë tre futbollistët Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, të cilët janë përjashtuar me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar.

Ndërkohë, ekipit i bashkohet portieri që ka qenë në listën e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.

Edon Zhegrova dje kishte ka reaguar pas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës duke thënë se raportimet janë të pavërteta.

“Përshëndetje të gjithëve. Këto janë lajme të pavërteta dhe pa fakte. Unë do të flas në fushë, shihemi së shpejti”, kishte shkruar ai në Instagram.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024