Formacionet e mundshme të ndeshjes mes Arsenal e Aston Villa

Formacionet e mundshme të ndeshjes mes Arsenal e Aston Villa

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Arsenal dhe Aston Villa, e vlefshme kjo për xhiron e nëntë të Premier Ligës angleze.

Të dy këto skuadra i ndan një vend dhe një pikë në tabelë, ku Arsenali zë vendin e 12 me 11 pikë, kurse Aston Villa pozicionohet në vendin e 13 me gjithsej 10 pikë, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit, “Topçinjtë” rikthehen nga barazimi 2:2 me skuadrën e Crystal Palace, kurse Aston Villa pësoi humbje si vendas kundër Wolverhampton me rezultat të ngushtë 3:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku te Arsenali nuk do të paraqiten Xhaka dhe Saka, kurse te Aston Villa do të mungojnë Chukwuemeka dhe Trezeguet.


Formacionet e mundshme të Arsenal dhe Aston Villa i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Odegaard, Partey, Smith Rowe; Pepe, Lacazette, Aubameyang

Aston Villa (3-5-2): Martinez; Konsa, Mings, Hause; Cash, Luiz, Sanson, McGinn, Targett; Watkins, Danny Ings

21:00 Arsenal – Aston Villa (Stadiumi Emirates)

Lexo edhe

Video

error: