Formacionet e mundshme të ndeshjes Greqi-Kosovë

Formacionet e mundshme të ndeshjes Greqi-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës do të përballet kundër asaj të Greqisë në udhëtim. “Dardanët” kanë udhëtuar drejt Athinës ku do përballen në stadiumin “Athens Olympic Stadium” me fillim nga ora 20:45, përcjell “KosovaPress”.

Kombëtarja jonë ka shumë mungesa sa i përket formacionit bazë, ku pritet që shumë lojtarë do bëjnë debutimin e tyre me Kosovën.

Në anën tjetër, Greqia pritet të startojë me një formacion të fortë ku vetë tekniku i tyre për media ka thënë që pret një lojë të bukur nga Kosova pavarësisht mungesave të shumta që kanë, dhe rezultateve të fundit negative.


Sipas shumë mediave këto do jenë formacionet e mundshme zyrtare, ku pritet që Kosova të paraqitet me një formacion ndryshe nga ai në ndeshjen me Suedinë.

Kosova (4-2-3-1): Muriqi; Paqarada, Aliti, Dresheviq, Vojvoda; Shala, Loshaj; Kastrati, Celina, Hadergjonaj; Kololli

Greqia (4-2-3-1): Vlachodimos; Hatzidiakos, Svarnas, Tzavellas, Giannoulis; Zeca, Kourbelis; Mantalos Limnios, Bakaseta; Pavlidis

Lexo edhe

Video