Formacionet e mundshme të Francës dhe Danimarkës

Formacionet e mundshme të Francës dhe Danimarkës

Sot me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Francës dhe asaj të Danimarkës, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të Grupit D të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kampioni aktual i botës, Franca e nisi aventurën për mbrojtjen e titullit duke e mposhtur Australinë me rezultat 4:1, kurse Danimarka barazoi 0:0 me Tunizinë në ndeshjen hapëse të këtij Botërori.

Momentalisht, të dy kombëtaret i ndajnë dy pikë në tabelë, ku Franca zë vendin e parë në kuotën e tre pikëve, krahas Danimarkës që renditet e treta me një pikë të arkëtuar, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe Danimarka e mposhti Francën me shifrat 2:0.


Të dy kombëtaret do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve në ndeshjen e sotme, ku për Francën nuk do të paraqitet Lucas Hernandez kurse në dyshim është Kingsley Coman, ndërsa te Danimarka do të mungojë Thomas Delaney.

Sa i përket ndeshjes së sotme, më poshtë i gjeni formacionet e mundshme të Francës e Danimarkës.

Franca (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Konate, Upamecano, Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Andersen, Christensen, Kjaer; Kristensen, Hojbjerg, Eriksen, Maehle; Skov Olsen, Dolberg, Damsgaard

Lexo edhe

Video