Formacionet e mundshme të Cityt dhe Arsenalit

Formacionet e mundshme të Cityt dhe Arsenalit

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super përballjes mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, e vlefshme kjo për 1/16-ën e finales së FA Cup.

Të dy skuadrat regjistruan fitore në ndeshjet e fundit, ku City e mposhti Wolves me rezultat bindës 3:0, kurse Arsenali e mposhti 3:2 Manchester Unitedin, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të vitit të kaluar, ku asokohe City shënoi fitore si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1.


Sa i përket ndeshjes së sotme, shqetësimi i vetëm për Cityn do të jetë Phil Foden, i cili mbetet të shihet nëse do të luaj sot për shkak të një lëndimi të vogël, kurse te Arsenali mungojnë Reiss Nelson, Cedric Soares dhe Mohamed Elneny.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-3-3): Ortega; Walker, Dias, Akanji, Ake; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Haaland, Alvarez

Arsenal (4-2-3-1): Turner; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah

Lexo edhe

Video