Forcat armene vrasin një familje pesë anëtarësh azerbajxhanase

Forcat armene vrasin një familje pesë anëtarësh azerbajxhanase

Pesë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në bombardimet e forcave armene, njoftoi sot Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit.

“Një banor i fshatit Gashalti dhe katër anëtarë të familjes së tij u vranë në një bombardim nga forcat e armatosura armene,” thanë prokurorët.


Armenia tha më parë se të paktën dy civilë u vranë si rezultat i zjarrit të Azerbajxhanit.

Përleshjet shpërthyen këtë mëngjes midis forcave armene dhe azerbajxhanase rreth Nagorno-Karabakut, një zonë me shumicë armene që deklaroi shkëputjen nga Azerbajxhani në vitet 1990.

Regjioni i Nagorno-Karabakut njoftoi sot se 16 ushtarë të tij u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në përleshjet e këtij mëngjesi me forcat azerbajxhanase.

Lexo edhe

Video

error: