Forca është meritë e ushtarakëve që punojnë për të!

Forca është meritë e ushtarakëve që punojnë për të!

(Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Në mungesë të seancave të Kuvendit, të cilat nuk po mbahen me direktiva të qeverisë,  për shkak të “balotazhit zgjedhor” dhe frikës së LVV, se do zhvishen tërësisht nga petku i mashtrimit politik, si deputet juaji po komunikoj përmes komunikimit virtual.

Zgjedhjet e Tetorit 14, 2021, ishin ndëshkimi më i rëndë qytetarë ndaj mashtrimit, që nga pas lufta.)

Njoftimi me bujë se janë ndarë 100 milion për Ushtrinë e Kosovës, dhe pretendimi për të arritur kuotën 2%, të GDP, është klishe në të cilën i shtynë gjuha elektorale nga e cila assesi të lirohen edhe tani kur janë pushtet. 

Buxheti i Forcës është i planifikuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, për çdo vit të zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të planifikuara për 10 vite. 

Ky buxhet përcjellë zhvillimin e kapaciteteve ushtarake në njerëz dhe teknologji, pajisje dhe pajime vit pas vit, nëpër faza nga ajo Zero – që konsiston në krijimin e infrastrukturës dokumentare, pastaj nëpër tre faza të ndara,  krijohen kapacitetet e nevojshme në njerëz, pajisje dhe pajime, armatim e teknologji për të përmbushur misionin në të katër fushat me theks operacionet ndërkombëtare.

Për këtë vit buxhetor, kërkesa planore e Forcës është mbi shumën që qeveria ka miratuar gjegjësisht 106 milion Euro. Por, për shkak të planifikimit të investimit në modernizim të forcës, shkalles së inflacionit të përllogaritur ndaj vitit indeks, kur është miratuar PGJT nga qeveria e kohës që tashmë duhet ndryshuar, apo përllogaritu ndaj viti që përmbyllë fazen e parë të PGJT 2020/’21që kap shifren 4.9, nevojës për investim në teknologji të avancuar ushtarake, kapacitete të artilerisë së rënde vetëtransportuese dhe sistem dixhital shtënjestrimi dhe shtënje, kapaciteteve të luftës ajrore dhe mbrojtës kundër ajrore, SIO etj. arrin afro 130 milion, çka nuk është përfillur dhe qeveria ka miratuar vetëm 100 milion. 

Ky është buxhet i mbijetesës, pa mundësi avansimi në kapacitete për përmbushje të detyrave që dalin nga misioni ushtarak, përkatësisht fazen e dytë të PGJT, që kërkon buxhet pesë herë më të lartë.

Por, ajo çka duhet të dihet është se askush mund të mburret me arritjet në Forcë duke i personalizuar ato aq më teper partiakisht, sepse çdo arritje nëpër fazat e caktuara janë veç se realizimi i PGJT. 

Krenarë duhet të ndjehemi të gjithë pa dallim. 


Meritor janë ushtarakët që punojnë për Forcën!

Arritja e kuotës 2% të GDP nuk guxon të jet syni për projektin e “shërbimit ushtarak të detyrueshëm”, ngase po u tolerua kjo, me fakte është sqaruar se si do rrënohet projekti i Ushtrisë profesioniste të Republikë së Kosovës. 

Në kuadër të politikave për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë, mund të programohet edukimit të të rinjëve nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë por jo “shërbim i detyrueshëm” i cili tashmë është tejkaluar edhe nga vendet nga ku derivoi si koncept doktrinor komunist.

Duhet fokusin ta mbajmë te armatosja, teknologjia dhe modernizimi e standardizimi i Forcës dhe transformimi sipas planifikimit dhe jo caktimi i shumave vetëm për konkurse pranimi rekrutësh dhe shtim i kapanoneve ushtarake sa për të thënë se po krijojmë infrastrukturë për “ushtri popullore” apo siç e quajnë në taborin politik neokomunist “shërbim i obligueshëm ushtarak!?

Shtimi i numrit të rekrutuarve për këtë vit, me logjikën propaguese elektorale si shumë tema tjera, ka impakt pengues buxhetor e programor në forcë. 

PGJT për FAK është projekt i hartuar nga Forca me asistencën tekniko-profesionale të DASH përmes organizatës DIRI.

Pra, ne synojmë profesionist, “spartanë” e jo “sharlatan” në Forcë. 

Prandaj nga ne synohet zhvillimi dhe ngritja në aspektin profesional, jo në aspektin e përgjithësisë! 

Historia jo e largët na e servon shembullin e armatave të shteteve komuniste. 

Në Shqipëri shteti investoj 50 vjet në ushtri dhe ishte ushtria popullore e cila në ’97-ten, në momentet më kruciale të kombit shqiptar, u shemb duke hëngër veten dhe shtetin e Shqipërisë.

Andaj nuk kemi luksin si komb të ngrehim kështjella rëre por kala të pathyeshme!

Lexo edhe

Video