Fondacionit Kosovar i Arkitekturës pjesëmarrës në Bienalën e Venecias 2020

Fondacionit Kosovar i Arkitekturës pjesëmarrës në Bienalën e Venecias 2020

Fondacioni Kosovar i Arkitekturës ka njoftuar se do jetë pjesë e ekspozitës kryesore të arkitekturës të kuratorit të sivjetëm të Bienalës së Venecias Hashim Sarkis.

KAF në këtë ekspozitë do jetë pjesë e seksionit “Co-Habitats” dhe do prezantohet me pavijonin “Prishtina Public Archipelago”.


Sipas drejtorit të KAF-it dhe kuratorit të instalimit “Prishtina Public Archipelago”, Bekim Ramku, fakti se kjo është hera e parë që një arkitekt apo grup arkitektësh nga regjioni jonë ftohet të jetë pjesë e ekspozitës kryesore e bën këtë thirrje shumë të veçantë.

Bienalja e Arkitekturës në Venecia është ngjarja më e madhe dhe rëndësishme e arkitekturës në botë, ekspozita e saj e 17-të e titulluar “How Will We Live Together” është e kuruar nga arkitekti Amerikano-Libanez dhe Dekani i shkollës së arkitekturës dhe urbanizmit pran Massachusetts Institute of Technology zt.Hashim Sarkis. Kjo është hera e parë që në ekspozitën kryesore të Bienalës së Arkitekturës është pjesëmarrës një arkitekt (grup arkitektësh) nga regjioni jonë.

 

Video