Fondacioni Jahjaga siguron skanerin SPECT/CT/PET për QKUK, do të shpëtojë shumë jetë
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Pacientët që kanë pasur nevojë për skanimin SPECT/CT/PET, nga tash e tutje nuk do të kenë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë vendit. Kjo pasi Mjekësia Nukleare në QKUK nga donacioni i Fondacionit të udhëhequr nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe fondacioni filantropik Alwaleed Philanthropies kanë pranuar sot pajisjet moderne SPECT/CT/PET. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo teknologji e avancuar nuk është thjeshtë një aparaturë shtesë, por një rilindje për sektorin shëndetësor, duke premtuar shërbime të zgjeruara diagnostikues.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së këtij lloji të aparaturës mbi 300 qytetarë brenda vitit kanë kërkuar trajtim jashtë vendit.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka theksuar se do të reduktojë edhe ngarkesën financiare të sistemit shëndetësor, duke përmirësuar standardin e përgjithshëm të shërbimeve mjekësore në Kosovë.

Princesha e Arabisë Saudite, Lamia Bint Majed Saud Alsaud nga Fondacioni Filantropik  Alwaleed Philanthropies ka theksuar se prania e tyre në mjekësinë nukleare tregon rolin qendror që Qeveria e Kosovës dhe spitali kanë në prioritetet e tyre për qytetarët.

Tomografia e kompjuterizuar me emetim të vetëm të fotonit (SPECT) dhe tomografia me emetim pozitron (PET) janë teknika imazherike të mjekësisë bërthamore që ofrojnë informacion metabolik dhe funksional ndryshe nga CT dhe MRI. Ato janë kombinuar me CT dhe MRI për të ofruar informacion të detajuar anatomik dhe metabolik.

Skanimi me SPECT-PET/CT është një mënyrë efektive për zbulimin e disa sëmundjeve, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet e trurit. Për kryerjen e procedurës merret një ilaç radioaktiv që tregon aktivitetin metabolik tipik dhe atipik të pacientit. /A.Shala

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024