Fondacioni Jahjaga dhuron pajisjen Sentinel Node për Klinikën e Kirurgjisë Torakale
Lexohet për: 2 min.
AtifeteJahjaga
7 muaj më parë
Linku u kopjua


Pas inaugurimit të pajisjes SPECT/PET/CT në Mjekësinë Nukleare, Fondacioni Jahjaga në partneritet me Medica sot dhuruan pajisjen Sentinel Node në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Kreu i Fondacionit, ish-presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se pajisja do të përmirësojë saktësinë e ndërhyrjeve dhe do të minimizojë kohën e shërimit të pacientëve. “Viteve të fundit ka rritje të konsiderueshme të rasteve të kancerit në vend dhe gjithë botën. Andaj dhurimi i kësaj pajisjeje të avancuar do të përmirësojë padyshim saktësinë e ndërhyrjeve, do të minimizojë kohën e shërimit dhe do të përmirësojë rezultatet e përgjithshëm të pacientëve, veçanërisht në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës”, ka shkruar Jahjaga në Instagram.

“Ky donacion, si vazhdimësi e donacionit për Spitalin Pediatrik, Mamografit në Komunën e Kamenicës, SPECT/PET/CT, dëshmon përkushtimin tim të palëkundur dhe Fondacionit Jahjaga ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka shtuar ajo. Kohë më parë, Fondacioni Jahjaga ka inauguruar skanerin SPECT/PET/CT në vlerë 1.5 milionë euro në Klinikën e Mjekësisë Nukleare, një teknologji e para këtij lloji në SHSKUK. Për shkak të mungesës së këtij lloji të aparaturës mbi 300 qytetarë brenda vitit kanë kërkuar trajtim jashtë vendit. Skanimi me SPECT-PET/CT mundëson zbulimin e disa sëmundjeve, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet e trurit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024