Foli për KosovaPress, deklaratat e Konjufcës për Specialen jehonë në mediat ndërkombëtare

Foli për KosovaPress, deklaratat e Konjufcës për Specialen jehonë në mediat ndërkombëtare

Vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Hagë për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara është bërë lajm ndërkombëtar.

Në të vërtetë, deklaratat e Konjufcës dhënë ekskluzivisht për KosovaPress një ditë më parë, pak para nisjes, kanë bërë bujë.

Ato janë transmetuar në mediat më prestigjioze si Associated Press, Washington Post, ABC News, Canadian Press dhe shumë media të tjera ndërkombëtare.


Konjufca ka shprehur shqetësimin e institucioneve të Kosovës për stërzgjaten e procesit, sidomos në rastin e Thaçit dhe të tjerëve të cilët po mbahen prej dy vitesh në paraburgim, ndërsa kërkesat e tyre për lirim me kusht janë refuzuar njëra pas tjetrës.

“Një zyrtar i lartë i Kosovës kritikoi të premten kohëzgjatjen e procesit të gjyqit të Speciales për ish-luftëtarët e burgosur për pavarësi të akuzuar për krime lufte gjatë dhe pas luftës 1998-1999 në vendin ballkanik. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është nisur për në Hagë të Holandës, për t’u takuar me pesë ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. Të pestë i kanë mohuar akuzat. Arrestimi i parë u bë në shtator 2020, tre muaj pasi akuzat u bënë publike”, shkroi Washington Post, duke cituar deklaratën e Konjufcës dhënë për KosovaPress.

Kjo nuk është hera e parë që lajmet e KosovaPress shpërndahen nga mediat prestigjioze ndërkombëtare duke dëshmuar edhe njëherë për besueshmërinë që gëzon agjencia jonë e lajmeve.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.