Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros, që zhvillohen më 6, respektivisht 9 shtator. Në listën e përzgjedhësit Foda janë 25 futbollistë, teksa krahas listës kryesore janë edhe disa futbollistë në listën rezervë dhe varësisht nga rrethanat ata do të mund të përfshihen në kombëtare.

Dardanët i nisin përgatitjet për këto dy ndeshje të hënën, me stërvitjen e parë që do të zhvillohet në orën 17:45, në Kampin Nacional në Hajvali. Ndërkaq, në të njëjtën ditë, paraprakisht përzgjedhësi Foda, do të mbajë konferencë për media në hotel ‘Emerald’ në orën 13:00.

Kosova është pjesë e Grupit 2 në Ligën C, ku përpos Rumanisë e Qipros do të përballet edhe me Lituaninë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024