Korrektësia ndaj klientëve, kualiteti cilësor i materialit punues, përvoja mbi dy dekada dhe bashkëpunimi me kompani të fuqishme ndërkombëtare, e karakterizojnë ndërmarrjen “FMB Group”, në Malishevë me pronar Fadil Begaj.
Prodhimi sa më cilësor i dyerve, dritareve dhe produkteve të tjera të ngjashme me standarde evropiane, është “specialiteti” i kësaj kompanie.
Biznesin e tyre e filluan që nga paralufta, ndërkaq viti 2001, vlerësohet të jetë fillimi i një kapaciteti më të madh, ku edhe u punësuan rreth 20 punëtorë.
Investimi i kësaj ndërmarrje u fokusua tek plastika, pas punimit të produkteve me alumin. Ndërkaq, pavarësisht sfidave që u shkaktoi pandemia Covid-19, kjo ndërmarrje me përkushtim e profesionalizëm arriti që të mbijetojë e të rikthehet fuqishëm në treg.
Ndërkaq, si vitin më të suksesshëm për këtë kompani përmend atë parapandemik 2018-2019.
Begaj tha se përveç në Itali e Gjermani, planifikojnë që artikujt e tyre t’i eksportojnë edhe në Francë.
Begaj theksoi se janë ndër të parët në vend sa i përket kësaj veprimtarie, derisa tregoi se “FMB Group”, bashkëpunon më një kompani të fuqishme ndërkombëtare.
Ai tha se mundohen që të jenë gjithmonë sa më afër klientëve dhe t’iu përgjigjen kërkesave të tyre, në mënyrë që ata të ndahen të kënaqur.
Ai tha se bëjnë grumbullimin e mbetjeve të plastikës, duke synuar që t’i shndërrojnë ato në lëndë të parë për prodhues të tjerë që u duhen për produkte të tjera.
"Përpos kualitetit bashkëpunojmë edhe me një kompani të fuqishme ndërkombëtare që është 'VEKA AG'. Korrektësia ndaj klientëve, edhe prej të parëve në vend. Si pasluftë, ku kemi filluar thuajse të parët...Mundohemi t’iu qëndrojmë karshi (klientëve) për çdo problem që ata kanë, mos të jemi larg tyre por të jemi afër, që ata të jenë të kënaqur. Cilat janë planet e juaja për ta zgjeruar kompaninë? Kemi plane, kemi bërë edhe një investim në kohë pandemie kur nuk e kemi ditë që veç vjen pandemia. Mbetjet e PVC-së, kur ne kemi këtu mbetje apo copa, për vete dhe grumbullim të tjerëve prodhuesve të tjerë, kemi synim t’i bëjmë si lëndë të parë të dikujt tjetër që i duhen për një produkt tjetër. Kemi ngecur tek problemi, ndryshimi i cmimeve, duhet edhe pak investim, zgjerim i kapaciteteve, lokali së pari, ta bëjmë si prodhimtari të dytë", potencoi Begaj për KosovaPress.
Zgjedhja e veçantë e materialeve, si dhe teknologjia e lartë punues, garantojnë jetë të gjatë të produkteve të FMB Group, derisa ofron edhe garancion shumë vjeçar.
Gjithashtu, kjo ndërmarrje së fundmi ka investuar edhe në riciklimin e Polimereve PVC, pet, pp e të tjera.