Florian Marku, ndeshje në atdhe më 25 gusht

Florian Marku, ndeshje në atdhe më 25 gusht

Florian Marku më në fund ja ka dalë të plotësojë ëndrrën e tij për të zhvilluar një ndeshje në vendlindjen e tij në Shqipëri, pasi sukseseve të njëpasnjëshme që ka arritur në Angli në boksin profesionist.

Në një intervistë për Top Channel, boskieri tregon për ndeshjen e madhe në stadiumin “Air Albania”.

“Jam shumë i lumtur mezi e kam pritur këtë ndeshje në mes të Shqipërisë, kam afërsisht pesë vjet që nuk jam ndeshur në Shqipëri. Ndeshja e fundit këtu ka qenë në MMA, në kafaz, por tani jam në një sport ndryshe që edhe e adhuroj, e kam pas adhuruar që kur isha i vogël në boks. Kam për të mbrojtur titullin kampion që kam në IBF International”, thotë Floriani.

Po kush është kundërshtari i Florian Markut këtë herë ?


“Kundërshtari është meksikan goxha i fortë nuk jam ndeshur kurrë me meksikan dhe thonë që janë të fortë ndeshen nga afër dhe kanë shumë qejf knockout-in por jam shumë i përgatitur, nuk ka shance do të jap shpirtin për të fituar në mes të Shqipërisë. Nuk kam përjetuar asnjëherë emocion të tillë të ndeshem në një stadium futbolli ku do të ketë mijëra shqiptarë, besoj kur të futem në stadium në ring dhe do shof mijra flamuj nuk e di…por vetëm kur e mendoj më rrëqethet mishi”.

Si po shkojnë përgatitjet e Florianit për këtë ndeshje,

“Kjo fazë mban afërsisht 10 javë intensive stërvitjesh, 5 orë bëj çdo ditë, bëjmë shumë sparing, bëjmë dy në javë që quhen si ndeshje miqësore është përkushtim 100%.”

Aktiviteti në Shqipëri organizohet nga kompanitë më të mëdha britanike të menaxhimit dhe të transmetimit të sportit të boksit që tashmë Florian Markun e kanë kthyer në imazh të tyre.

“Jam shumë i lumtur që Sky Sport, më besoi, dhe solli gjithë këtë organizim për mua këtu në Shqipëri. Ju pres të gjithëve më 25 gusht në stadiumin “Air Albania”, ju pres të gjithëve atje, nuk do t’ju zhgënjej…”

Lexo edhe

Video