Florian Marku shpallet kampion i kategorisë WBC Silver

Florian Marku shpallet kampion i kategorisë WBC Silver

Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur që ta regjistrojë fitoren e radhës në karrierën e tij si boksier.

Ai të enjten ka mposhtur në “Air Albania” në Shqipëri boksierin meksikan Miguer Ramirez pas dhjetë raundeve të zhvilluara, raporton KosovaPress.

Lufta e vlefshme për kategorinë WBC ishte e ashpër që nga raundi i parë. Marku e nisi më mirë duelin, sidomos deri në pesë raundet e para, por më pas Ramirez tregoi qëndrueshmëri më të madhe.


Meksikani u tregua shumë i ashpër sidomos në raundin e tetë me disa goditje të fuqishme drejtë Florian Markut, por ky i fundit arriti që ta rikthejë luftën në favorin e tij dhe kështu mori një fitore të madhe në këtë luftë për të cilën ishte përgatitur për muaj me radhë.

Karriera e Florian Markut si boksier është e jashtëzakonshme dhe po vazhdon me hapa të mëdhenj drejtë suksese të tjera.

Lexo edhe

Video