Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Flet trajneri i Lituanisë para ndeshjes me Kosovën, e cilëson si skuadër të fortë

Flet trajneri i Lituanisë para ndeshjes me Kosovën, e cilëson si skuadër të fortë

Me fillim nga ora 20:45, Kombëtarja e Lituanisë do të zhvilloj sot ndeshje kundër Kosovës, ku është mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i “Dardanëve” Bernard Challandes e konfirmoi mbrëmë se për ndeshjet kundër Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës do të jetë pa shërbimet e mbrojtësit të Napolit Amir Rrahmani, kurse në anën tjetër Valdas Urbonas, i cili është trajner i Lituanisë, e ka konfirmuar se në këtë ndeshje do të mungoj Paul Golubick.

Po ashtu, para ndeshjes me Kosovën, trajneri Urbonas u pyet rreth “Dardanëve”, ku tregoi që skuadra e tije do ta cilësoj këtë ndeshje të vështirë, pavarësisht faktit që është miqësore, përcjell KosovaPress.


“Kosova ka ekip të fortë, do të jetë një përballje e vështirë, por ne i kemi objektivat tona që dëshirojmë t’i arrijmë, zhvillojmë ndeshje të dielën kundër Zvicrës, kurse kundër Kosovës do kërkojmë ti arrijmë qëllimet tona”, tha trajneri i Lituanisë, Urbonas.

Po ashtu, në konferencë për media foli edhe portieri Tomas Svedkuskas, ku tregoi se edhe pse është miqësore, kombëtarja e tij duhet të tregoj seriozitet.

“Pavarësisht që kjo nuk është ndeshjes zyrtare, trajneri na ka thënë që nuk ka miqësore dhe do të luftojmë vetëm për fitore. Skuadra e Kosovës është e mirë, ka lojtar shumë të mirë që luajnë në Bundesligën gjermane dhe në Serie A, nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ne”, tha portieri Svedkauskas.

Kosova do të nis vitin 2021 me miqësoren kundër Lituanisë, kurse më pas do të vazhdojë me përballje kundër Suedisë dhe Kombëtares së Spanjës.

Lexo edhe

Video

error: