Flet i përlotur Luis Suarez, jep një mesazh për Barcelonën

Flet i përlotur Luis Suarez, jep një mesazh për Barcelonën

Luis Suarez ka ndihmuar Atletico Madridin drejtë lavdinë së titullit kampion, me sulmuesin uruguajan i cili u shpreh i kënaqur që ka ofruar përgjigjen perfekte ndaj atyre që e nënvlerësuan atë te Barcelona.

Sulmuesi uruguajan u lejua çuditërisht të largohej nga “Camp Nou” në verën e vitit 2020, me trajnerin Ronald Koeman dhe “Blaugranët” duke e konsideruar atë si të panevojshëm, përcjell KosovaPress.


Dyert për të u hapën në “ëanda Metropolitano”, me Suarez që shënoi 21 gola, përfshirë golin fitues në ndeshjen e xhiros së fundit, për të siguruar titullin kampion për skuadrën e Simeones.

Pas ndeshjes duke folur i përlotur për “Movistar” Suarez tha: “Situata që përjetova verën e kaluar ishte e vështirë, mënyra se si u nënvlerësova. Atletico Madridi më hapi dyert për të vazhduar të tregoj lojtarin që jam.”, tha shkurtimisht ai.

Lexo edhe

Video