Flasin nga QKUK-ja, tregojnë për gjendjen e 15 vjeçarit të plagosur në Zllakuqan
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë sot në Zllakuqan të Lipjanit, për çka dy persona janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

Ndërkaq, i plagosuri 15 vjeçar është dërguar në Klinikën Emergjente pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla për KosovaPress tha se pas pranimit të tij, i plagosuri është transferuar në Klinikën Torakale në gjendje stabile.

Syla potencoi se i plagosuri është i lindur në vitin 2009.

"E kemi dërguar në Kirurgjinë Torakale, stabil e kemi dërguar, këtu i kemi kryer të gjitha çfarë ka qenë e nevojshme...(Pacienti) 2009-sh ishte", tha Syla.

Drejtori i Klinikës Torakale, Nazmi Kolgeci ka theksuar për KosovaPress se gjendja e pacientit është stabile dhe shtoi se është bërë një intervenim i vogël kirurgjik.

"Është pranuar para gjysmë ore ky rast. Faktikisht ka ardhur me një gjendje  shumë të rëndë mirëpo tash gjendja e pacientit është stabile. Është bërë një intervenim i vogël kirurgjik...Intervenimi është bërë në anën e majtë të gjoksit, është hematototoraks, për shkak të lëndimit nga mjetet e mprehta. Është bërë intervenimi kirurgjik në Qendrën Emergjente mandej është bërë transferimi kirurgjik në Torakale. Tash e tutje vazhdon tretmanin në klinikën tonë...Besoj që është jashtë rrezikut për jetë, lirisht mund ta konfirmoni", theksoi ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

https://kosovapress.com/nje-i-vrare-dhe-nje-i-plagosur-ne-zllakuqan-policia-jep-detaje

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025