Po bëhen dy muaj që kur minatorët e ndërmarrjes publike Trepça në Stan Tërg nuk i kanë marrë pagat për muajin qershor dhe korrik. Megjithatë, nga kompania publike Trepça nuk kanë treguar se kur pritet të bëhet ekzekutimi i pagave të muajit qershor.
Nga menaxhmenti i Trepçës kanë theksuar për KosovaPress se janë duke u angazhuar menaxhemnti dhe Bordi që ditëve në vijim të ekzekutohen pagat e qershorit.
Lidhur me zhvillimet në ndërmarrjen “Trepça”, ditë më parë ka reaguar Qeveria e Kosovës. Kjo e fundit është shprehur se është e përkushtuar për të përkrahur ndërmarrjen “Trepça” si dhe të gjitha ndërmarrjet tjera publike. Megjithatë, nuk ka përmend konkretisht edhe çështjen e mos realizimit të pagave, ose zgjidhjen e kërkesave të minatorëve.
https://kosovapress.com/sindikata-e-trepces-reagon-ndaj-qeverise-mos-i-denoni-minatoret
https://kosovapress.com/minatoret-pa-paga-sindikata-qeveria-nuk-ka-interesim-per-fatin-e-minieres