Flasin analistët: Giresse të mos shkarkohet
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përkundër se mori vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e para, e sidomos dështimi për të fituar kundër Andorras, analistët e futbollit kosovar bëjnë thirrje që trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse të mos shkarkohet. Ata konsiderojnë se një ndryshim eventual në stol në këtë moment nuk do të sillte diçka pozitive.

Trajneri Arsim Plepolli konsideron se Giresse duhet të lejohet ta vazhdojë punën e tij, po thekson se dikush duhet t’ia “tërheq veshin” për rezultatet e dobëta në këto dy ndeshje.

Tutje Plepolli ka thënë ka thënë për KosovaPress se në rezultatet negative të kombëtares mund të kenë ndikuar edhe zhvillimet e fundit brenda federatës, të cilat, sipas tij, është dashur të shmangen.

Edhe analisti Genc Sermaxhaj, thotë për KosovaPress se tani nuk është momenti i duhur për të marr vendim për ndryshimin e trajnerit të kombëtares, sepse kush do që të vie në vend të tij do ta ketë të vështirë të bëjë diçka më shumë.

Ai nuk e përjashton mundësinë që zhvillimet e fundit brenda federatës mund të kenë ndikuar negativisht, por ka shtuar se lojtarët duhet të mos merren me gjërat që ndodhin jashtë fushës.

Edhe pse thotë se është i pakënaqur me punën dhe rezultatet e trajnerit francez, trajneri Granit Begolli, thotë se ndryshimi eventual në stolin e kombëtares nuk do të sillte rezultate për shkak të kohës shumë të shkurtër që ka mbetur në dispozicion.

Ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 Kosova do ta zhvillojë në Prishtinë kundër Romanisë më 16 qershor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024