Flamujt në kazermat e FSK-së lëshohen në gjysmë shtizë

Flamujt në kazermat e FSK-së lëshohen në gjysmë shtizë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot të gjitha kazermat e FSK-së, në orën 14:45 minuta, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave dhe heronjve të SHBA-së, që 20 vite më parë, u flijuan në përballje me sulmin terrorist, të gjithë flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë.


Mehaj ka shkruar në Facebook se në këtë ditë përkujtimi, bashkëndjejmë me dhembje të madhe, bashkë me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe gjithë kombin amerikan.

“Lavdi e përjetshme dhe kujtim për ta qoftë i freskët gjithmonë. Zoti e bekoftë SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video