Flamujt në gjysmështizë, Ambasada italiane nderon Sassolin: Ishte mik i vërtetë i Kosovës

Flamujt në gjysmështizë, Ambasada italiane nderon Sassolin: Ishte mik i vërtetë i Kosovës

Flamuri italian dhe ai i Bashkimit Evropian në Ambasadën e Italisë janë ulur në gjysmështizë në nderim të ish-presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Ambasada tha se po nderojnë një president të shquar të Parlamentit Evropian, një pasionant të BE-së si dhe një mik i vërtetë i Kosovës.


“Me rastin e funeralit shtetëror të David Sassoli në Romë, flamuri italian dhe ai i BE-së në Ambasadën tonë në Prishtinë janë ulur në gjysmështizë. Nderim shumë i merituar për një President të shquar të Parlamentit Evropian, një pasionant i BE-së dhe italian krenar, si dhe një mik i vërtetë i Kosovës”, shkroi Ambasada e Italisë në rrjete sociale.

Sassoli ndërroi jetë tri ditë më parë pas përkeqësimit të shëndetit. Krerët e institucioneve në Kosovë ngushëlluan duke vlerësuar kontributin e ish-presidentit të PE-së në rrugën e Kosovës në proceset integruese.

Lexo edhe

Video