FKGK dhe KfW nënshkruajnë marrëveshje financiare, ndihmohen rreth 600 biznese për energji efiçiente

FKGK dhe KfW nënshkruajnë marrëveshje financiare, ndihmohen rreth 600 biznese për energji efiçiente

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka nënshkruar marrëveshje financiare 6 milionë eurosh me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW). Marrëveshje kjo e cila u tha se do t’i ndihmojë rreth 600 biznese për energji efeçiente dhe do të krijojë 170 vende të reja të punës.

Këtë marrëveshje e mirëpriti ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai premtoi mbështetje më të madhe të ekzekutivit ndaj Fondit për Garanci Kreditore.


Përkrahje më të madhe ndaj fondit garantoi edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde.

“Ne vazhdojmë që të jemi mbështetës shumë i fuqishëm i ‘Fondit për Garanci Kreditore’. Deri tani kemi alokuar 25 milionë euro për këtë fond dhe vetëm sot do të zotohen 6 milionë”, tha ai.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të anëtarëve të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Rinor Gjonbalaj tha se kjo marrëveshje do t’i hap rrugë një dritareje të gjelbër për energji të ripërtritshme.

“Sot kemi ndërtuar një institucion kredibil që po mbulon qasjen në financa të bizneseve tona. Fondi ka garantuar kredi në  vlerë prej 370 milionë euro. Fondi ka ndihmuar në qasjen në financa për rreth 7 mijë biznese”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: