Fitorja sot kundër Brighton e lëviz Chelsean mbi Liverpoolin në tabelë

Fitorja sot kundër Brighton e lëviz Chelsean mbi Liverpoolin në tabelë

Sonte me fillim nga ora 20:30 kampioni evropian Chelsea pret në shtëpi, në stadiumin “Stamford Bridge”, skuadrën e Brighton, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 20 të Premier Ligës angleze.

Nëse skuadra e Thomas Tuchel arrin sot të arkëtojë tre pikët e plota përballë Brightonit, do të ngjitej në pozitën e dytë në tabelë, kështu duke e kaluar Liverpoolin, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Chelsea shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër skuadrës së Aston Villas, kurse Brighton e mposhti me rezultat solid 2:0 Brentfordin.

Momentalisht, pas 19 ndeshjeve të zhvilluara Chelsea zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 41 pikë, 18 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Brightoni.


Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Chilwell dhe Silva, kurse te Brightoni do të mungojnë Dunk, Locadia, Sarmiento dhe Steele.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Mount; Lukaku

Brighton (4-3-1-2): Sanchez; Lamptey, Webster, Burn, Cucurella; Bissouma, Lallana, Mwepu; Mac Allister; Welbeck, Maupay

20:30 Chelsea – Brighton (Stadiumi Stamford Bridge)

Lexo edhe

Video