Fitorja kundër Leeds jetike për Cityn, ja formacionet zyrtare

Fitorja kundër Leeds jetike për Cityn, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja interesante mes kampionit aktual anglez Manchester Cityt dhe skuadrës së Leeds United, e vlefshme kjo për xhiron e 34 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, City e mposhti me rezultat të thellë 5:1 skuadrën e Watford, kurse Leeds barazoi pa gola me skuadrën e Crystal Palace, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 46 pikë, ku City renditet në pozitën e dytë me 80 pikë, krahas Leeds që zë vendin e 16 në tabelë me vetëm 34 pikë të tubuara.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Leeds nuk do të paraqiten Bamford, Forshaw, Roberts dhe Summerville, kurse te City mungojnë Mendy, Stones dhe Walker.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Leeds United (4-1-4-1): Meslier; Firpo, Cooper, Strujik, Ayling; Koch; Harrison, Phillips, Dallas, Raphinha; Rodrigo

Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Cancelo, Dias, Laporte, Ake; Rodri, Gundogan; Grealish, Foden, Sterling; Jesus

Lexo edhe

Video