Fitorja e parë e sezoni të ri Premier Ligës i takon Arsenalit, mposht Crystal Palace

Fitorja e parë e sezoni të ri Premier Ligës i takon Arsenalit, mposht Crystal Palace

Skuadra e Mikel Artetas e ka nisur me fitore sezonin e ri 2022/23 të Premier Ligës angleze.

Arsenali ka shënuar fitore solide si mysafirë kundër Crystal Palace, ku pas 90’ minutave lojë rezultati tregon 2:0 në favor të tyre, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte ylli brazilian, Gabriel Martinelli, ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në këtë ndeshje, ku kaloi Arsenalin në epërsi prej 1:0 në minutën e 20’.


Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me vetëm golin e Martinellit, mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi, shënon autogol në portën e tij në minutën e 85’, kështu duke e vulosur fitoren 2:0 të Arsenalit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Arsenalit në nëntë përballjet e fundit me Crystal Palace, ku tani merr kreun e tabelës së Premier Ligës angleze përkohësisht.

Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Arsenalit.

Lexo edhe

Video