Fitorja e Bedri Hamzës në Mitrovicë, Memli Krasniqi uron mitrovicasit

Fitorja e Bedri Hamzës në Mitrovicë, Memli Krasniqi uron mitrovicasit

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar qytetarët e komunës së Mitrovicës me rastin e fitores së kandidati të kësaj partie Bedri Hamza në raundin e parë të zgjedhjeve komunale.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se fitorja e Bedri Hamzës është fitore e zhvillimit kundër degradimit, e kompetencës kundër paaftësisë, e perspektivës kundër stagnimit, si dhe një nder i madh e përgjegjësi edhe më e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, Bedri Hamza nga PDK-ja dje fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve me më shumë se 50 për qind të votave, bindshëm më shumë se Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje që u rendit në vendin e dytë.

Postimi i plotë:


Me 31 korrik, bashkë me Bedri Hamzën ishim në Ëmbëltoren “Ballkan”, në Mitrovicë, atë ditë kur Bedriu iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të hapur një epokë të re për këtë qytet të dashur për ne.

U rikthyem sonte në “Ballkan” për t’u ëmbëlsuar e për të reflektuar për këtë epokë të re, që qytetarët e Mitrovicës e hapën dje me besimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj Bedriut.

Fitorja e Bedriut është fitore e të gjithë Mitrovicasve, pa dallim. Është fitore e zhvillimit kundër degradimit, e kompetencës kundër paaftësisë, e perspektivës kundër stagnimit, si dhe një nder i madh e përgjegjësi edhe më e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Urime të gjithë qytetarëve të Mitrovicës. Jemi krenar me shembullin e përgjegjësisë qytetare që keni treguar në këto zgjedhje. Ju priftë e mbara në epokën e zhvillimit e dinjitetit, me Bedri Hamzën kryetar.

Lexo edhe

Video