Fiton Real Madridi dhe rikthehet në vendin e dytë

Fiton Real Madridi dhe rikthehet në vendin e dytë

Real Madridi ka shënuar një fitore të rëndësishme në kampionat duke e mposhtur Valencian me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23 të kampionatit spanjoll.


Karim Benzema e realizoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 12’, kurse Toni Kroos dyfishoi atë në minutën e 42’, përcjell KosovaPress.

Me këtë fitore, skuadra e Zinedine Zidane arrin në kuotën e 49 pikëve dhe renditët në vendin e dytë me tri pikë më shumë se Barcelona në vendin e tretë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.