FISU Prishtina 2022/”Shkodra” pëson debakël nga Universiteti kroat “UNIN”

Ka përfunduar ndeshja e parë e programit të sotëm në sallën “1 Tetori”, ku kemi mësuar universitetin i cili ka zënë vendin e pestë.

Vashat kroate të Universitetit “UNIN” kanë shkatërruar hendbollistet e Universitetit “Shkodra”, raporton KosovaPress.


Pas plot 60′ minutave lojë në parketin e sallës “1 Tetori” u shënuan plot 61 gola, ku rezultati final i ndeshjes ishte 46:15 në favor të hendbollitsteve kroate.

Më e mira e ndeshjes ishte Laura Sos me 12 gola të realizuar, kurse më e dalluara te “Shkodra” ishte Iris Armoku me gjashtë gola të realizuar.

Me këtë fitore, Universiteti kroat “UNIN” zë vendin e pestë në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete FISU Prishtina 2022.

Lexo edhe

Video