Fiorentina nënshkruan me ish-sulmuesin e Milanit

Fiorentina nënshkruan me ish-sulmuesin e Milanit

Skuadra italiane Fiorentina ka bërë zyrtare sot transferimin në formë huazimi të sulmuesit Krzysztof Piatek nga Hertha Berlini.

Sulmuesi 26 vjeçar, i cili në të kaluarën kishte pasur aventura në Itali me Genoan dhe Milanin, i është bashkuar Fiorentinës në një marrëveshje huazimi prej gjashtë muajsh, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, në marrëveshje është i përfshirë edhe opsioni i blerjes, ku skuadra italiane duhet të paguajë dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh drejt Hertha Berlinit.

Siç u konfirmua edhe nga Fiorentina, Piatek do të mbaj numrin 19 në fanellën e tij.


Këtë sezon, sulmuesi polak ka shënuar një gol dhe ka regjistruar një asistim në nëntë paraqitje të Bundesligas me Hertha Berlinin.

“Jam tejet i lumtur që rikthehem në Itali, në këtë vend që gjithmonë jam ndjerë mirë. E falënderoj Violan për besimin, tani unë dua të tregoj aftësitë e mija. Shpresoj të festoj sa më shumë këtu”, tha Piatek.

Postimin e Fiorentinas e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video