Fiorentina gjen zëvendësuesin e Vlahovic

Fiorentina gjen zëvendësuesin e Vlahovic

Tanimë ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga të dy klubet, pasi që Juventusi ka arritur marrëveshje me Fiorentinan për të transferuar sulmuesin serb Dusan Vlahovic.

Nga kjo marrëveshje Fiorentina do të përfitojë plot 75 milionë euro, respektivisht 68 milionë sosh dhe shtatë milionë euro në formë të bonuseve, përcjell KosovaPress.


Marrëveshja konsiderohet e përfunduar, ndërkaq Fiorentina ka nënshkruar me sulmuesin e Baselit Arthur Cabral si zëvendësuesin e Vlahovic.

Fiorentina do të paguajë dëmshpërblim prej 14,5 milionë eurosh drejt Baselit për Cabral, ku sulmuesi brazilian veçse ka arritur në Florence.

Lexo edhe

Video