Finlanda, Suedia dhe zgjerimi i NATO-së!

Finlanda, Suedia dhe zgjerimi i NATO-së!

 “Gjatë muajit Mars 4 avionë rus shkelën hapsirën ajërore të Suedisë.

Në Prill një avion civil i ushtrisë ruse hyri në territorin e   Finladës,rasti më i fundit i përket datës 4 Maj ku Forcat Ajërore Finlandeze konstatuan Helikopterin Mi-17 rus në hapsirën e tyre ajërore“.

Agresioni i Rusisë në Ukrainë i cili sipas kësaj të fundit erdhi edhe si përgjigje e zgjerimit të NATO-s, ka prodhuar një konsensus të fortë për t’u bashkuar me Aleancën në vende si Finlanda dhe Suedia, vende të cilat prej kohësh kanë shmangur hyrjen në një aleancë ushtarake.

Finlanda dhe Suedia, edhe pse kanë thelluar marrëdhëniet me njëra-tjetrën dhe me Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe NATO-n pas Luftës së Ftohtë, pritet të aplikojnë për anëtarësim në Aleancë në vetëm në dy muajt e ardhshëm të këtij viti.

Ky bashkim pothuajse do të dyfishojë kufijtë midis NATO-s dhe Rusisë, gjithashtu do të sigurojë që një vijë solide të shfaqet në krahun verior të Aleancës.

Një nga çështjet më të rëndësishme të shfaqura nga përpjekja e Rusisë për të pushtuar Ukrainën është ndryshimi i strategjisë që u shfaq në Finlandë dhe Suedi, të cilat prej kohësh kanë ndjekur një politikë të mbrojtjes dhe sigurisë e cila shmang përfshirjen në aleanca ushtarake.

Këto vende, deri në fillimin e agresionit rus në Ukrainë kanë parë mosaderimin në një aleancë ushtarake si një opsion më produktiv për sigurinë e tyre kombëtare dhe stabilitetin rajonal.

Në këtë kuptim, parimi i mosangazhimit në aspektin ushtarak konsiderohej se i shërben në mënyrë më efektive mbrojtjes së vendit. Bazuar kësaj qasje bëhet kuptimplotë se pse vetëm pak muaj më parë, në janar 2022, kryeministrja finlandeze Sanna Marin deklaroi se anëtarësimi në NATO ishte një mundësi shumë e dobët gjatë qeverisjes së saj.

Finlanda dhe Suedia janë bërë anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në vitin 1995 periudhë e cila përkon pas Luftës së Ftohtë, por nuk u bashkuan me NATO-n.Të dy vendet kanë marrëdhënie të forta me NATO-n dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, treguar kjo edhe me pjesëmarrje në stërvitje të përbashkëta si dhe në planifikimin operacional të Aleancës.

Shembull tjetër i ngjashëm me Finlandën dhe Suedinë është Australia, e cila së bashku me Gjeorgjinë, Jordaninë dhe Ukrainën, janë në status partner i mundësive të zgjeruara të NATO-s si dhe janë partnerë në iniciativën e ndërveprimit por jo anëtare. Në përgjithësi, Finlanda dhe Suedia konsiderohen si vendet më të afërta joaleate me NATO-n.

Në Finlandë dhe Suedi, perceptimet e kërcënimeve të cilat janë rritur me pushtimin rus në Ukrainë duke marrë spunto qysh me aneksimin e paligjshëm të Krimesë në vitin 2014, duket se kanë ndikur në mënyrë deçizive për të arritur një konsensus se tashmë është koha për të bërë një ndryshim serioz në doktrinat e mbrojtjes.

Me fjalë të tjera, siç tha edhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, se para dhe pas 24 shkurtit janë dy mjedise sigurie krejtësisht të ndryshme. Në këtë kuptim, edhe pse nuk janë anëtarë të NATO-s, Finlanda dhe Suedia i ofrojnë Ukrainës ndihma serioze me armë dhe ushqime. Këto ndihma përfshijnë mijëra armë si pushkë automatike dhe antitank.

Në fazën aktuale, mbështetja për pjesëmarrje në NATO si në partitë politike ashtu edhe në bazën e të dy vendeve ka arritur në nivelin më të lartë se kurrë më parë. Finlanda dhe Suedia, të cilët duan të veprojnë së bashku në drejtim të politikave me aleancën, pritet të bëjnë aplikimet e tyre zyrtare midis majit dhe qershorit. Ndërsa vlerësohet se Finlanda do të bëjë aplikimin e para, mendohet se Suedia do ta ndjekë brenda një muaji.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Finlanda dhe Suedia adoptuan neutralitet në politikat e tyre të mbrojtjes dhe sigurisë dhe nuk u angazhuan për asnjë aleancë gjatë Luftës së Ftohtë. Pas Luftës së Ftohtë, megjithëse u ruajt neutraliteti edhe me aktorët e tjerë botërore e rajonal, marrëdhëniet me SHBA-në dhe NATO-n u përmirësuan edhe më tej. Aktualisht, Finlanda dhe Suedia janë ndër vendet me të cilat NATO ka zhvilluar partneritete më intensivisht. Megjithëse Finlanda dhe Suedia kanë marrëdhënie shumë të ngushta me NATO-n, kjo nuk ofron garanci sigurie për këto shtete.

Neni  pesë, i cili është thelbi i NATO-s dhe bazohet në parimin e mbrojtjes së përbashkët, aplikimi i këtij neni vlen vetëm për shtetet anëtare.

Pikërishtë referuar këtij neni, Finlanda dhe Suedia duhet të bëhen anëtarë për të marrë garancinë e NATO-s në rast të një sulmi.

Reagimi i Rusisë.

Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë dhe aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, deklaroi se nëse Finlanda dhe Norvegjia hyjnë në NATO, rajoni Baltik nuk do të mbetet pa armë bërthamore dhe ekuilibri do të duhet të rivendoset.

Nga ky këndvështrim, Medvedev paralajmëroi se pranë Finlandës dhe Suedisë do të shfaqen anijet ruse të pajisura me armë bërthamore.

Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, Rusia deklaroi se do të vendoste më shumë ushtarë dhe armë në kufirin finlandez.


Por parë sa më sipër edhe pse deklarojnë me qëndrime të ashpra duket se Rusia e ka të pamundur të ndalojë kërkesat për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, kufijtë midis Rusisë dhe NATO-s do të dyfishohen e natyrisht sipas Medvedev këta kufij do duhet të forcohen. Në vlersimin e tij për pranimin e Suedisë në NATO, ai paralajmëroi se në Gjirin e Finlandës, Rusia mund të forcojë seriozisht forcat e saj tokësore dhe mbrojtjen ajrore si dhe të vendosë një numër të madh platformash detare në rajon.

Tabloja aktuale tregon se Finlanda dhe Suedia me shumë gjasa do të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

Bazuar në mbështetjen e paprecedentë të lartë publike në të dy vendet, po ashtu edhe konsensusi mes partive politike në të dy vendet tregojnë se anëtarësimi në NATO është si kurrë më parë i dëshiruar.

Finlanda dhe Suedia pritet të dorëzojnë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO në maj ose qershor.

Referuar disa elementëve si deklaratat e bëra në nivel lidershipi, Samiti i NATO-s që do të mbahet në Madrid në fund të qershorit, zgjedhjet të cilat do të mbahen në Suedi në vjeshtë, nxjerrin qartazi konkluzionin se vendimi dhe proçedimi për aplikim duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Neni 10 i Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili themeloi NATO-n, thotë se shtetet anëtare mund të ftojnë njëzëri një vend tjetër evropian për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe politika e dyerve të hapura të NATO-s bazohet në këtë nen. Anëtarësimi i këtyre vendeve në Aleancë vlerësohet shumë nga NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Finlanda dhe Suedia janë shtetet më të afërta me Aleancën.

Që Finlanda dhe Suedia të bëhen anëtarë të NATO-s, të tridhjetë shtetet anëtare duhet të mbështesin procesin.

Me fjalë të tjera, pranimi i një shteti të ri në Aleancë bëhet në mënyrë unanime.

Duke qenë se procesi i miratimit do të marrë kohë, konsiderohet se do të duhen muaj apo edhe një vit për të marrë statusin zyrtar të anëtarësimit. Gjatë kësaj periudhe, Finlandës dhe Suedisë mund t’i jepet një garanci sigurie jashtë NATO-s. Për shembull, angazhime të ndryshme sigurie mund të merren nga Shtetet e Bashkuara derisa të arrihet anëtarësimi i plotë në NATO. Megjithatë, edhe pa garanci sigurie, situata aktuale ushtarake e Rusisë do ta bëjë atë në aspektin e aftësisë për të ndërmarrë një aksion ushtarak serioz kundër Finlandës ose Suedisë.

Pavarsisht reagimeve me deklarata duket se Rusia do të jetë e pamjaftueshme në parandalimin e aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Deri më tani, deklaratat e bëra nga Moska nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe nuk ka asnjë tregues se do të marrin. Mund të thuhet se arsyeja kryesore për këtë është gërryerja e besueshmërisë së Rusisë si dhe e kapacitetit të saj ushtarak. Në fakt, përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia si një paralajmërim dhe kërcënim për shumë vite, përveçse ushtarakisht i paefektshëm në tentativën e pushtimit në Ukrainë, hodhi gjithashtu një hije mbi besueshmërinë e saj. Po kështu, mendohet se Rusia ka vendosur tashmë raketa lundrimi Iskander që mbajnë koka bërthamore në Kaliningrad që nga viti 2016. Ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvydas Anusauskas, tërhoqi vëmendjen në këtë pikë dhe theksoi se raketat bërthamore ruse kanë qenë prej vitesh brenda 100 kilometrave nga vendi i tij.

Fakti që Finlanda dhe Suedia do të jenë anëtarë të NATO-s – për shkak të kufirit 1,340 kilometra të gjatë që Finlanda ka me Rusinë – antarsimi i tyre do të përmbajë një mesazh politik si dhe rezultate ushtarake sepse me këtë vijë të re kufitare, kufiri NATO-Rusi do të dyfishohet.

Nga ana tjetër, kjo situatë do të përçojë mesazhin e një refuzimi të prerë të shqetësimeve të shprehura nga administrata e Moskës prej shumë vitesh kundër zgjerimit të NATO-s.

Nëse Finlanda dhe Suedia bëhen anëtarë të NATO-s, parë në kontektsin gjeografik ndikimi i BE-së në Aleancë do të rritej, por dominimi amerikan në NATO do të vazhdojë për shkak të marrëdhënieve të ngushta të SHBA-së me këto dy vende.

Në fakt, Finlanda, e cila tradicionalisht ka qenë më afër BE-së sesa SHBA-së dhe NATO-s, me këtë antarsim afrohet më shumë me administratën e Uashingtonit. Madje, nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në në shkurt, e cila përfshin blerjen e 64 avionëve F-35, tregon deri diku drejtimin e ecurisë së marrëdhënieve. Duhet theksuar se edhe Norvegjia dhe Danimarka janë partnerë të programit F-35 dhe aktualisht janë ndër përdoruesit aktivë të avionit në fjalë.

Buxheti aktual i mbrojtjes i Finlandës është mbi 2 % e PBB-së, që është standardi i NATO-s. Suedia pritet të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes nga 7 miliardë dollarë vitin e kaluar, në rreth 11 miliardë dollarë këtë vit. Rritja e kësaj shume do ta sjellë edhe Suedinë në objektivin e NATO-s prej 2 %.

Si Finlanda, ashtu edhe Suedia do të përpiqen të vënë theks të veçantë në aftësitë e goditjeve me saktësi me rreze të gjatë veprimi në periudhën e ardhshme, pasi kjo do të jetë në përputhje me planin e hartuar në raportet e mëparshme të qeverisë dhe anëtarësimin në NATO.

Me anëtarësimin në NATO këto vende, të cilat kanë një doktrinë parandaluese të bazuar në parandalimin, mund të fillojnë të fokusohen në aftësitë e bazuara në sulm. Po kështu, në raportin e mbrojtjes të publikuar nga qeveria finlandeze në shkurt 2017, thuhej se vendi do të kishte nevojë veçanërisht për aftësitë e inteligjencës, mbrojtjes kibernetike dhe sulmeve me rreze të gjatë. Nga ky këndvështrim, të dy vendet kanë filluar të investojnë në municione me rreze të gjatë të drejtuar me saktësi dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre sulmuese në vitet e fundit. Edhe pse kjo situatë aktualisht nuk krijon një ndryshim të prekshëm të bilancit ushtarak, nëse vazhdon në afat të gjatë, mund të zbulojë një perceptim serioz kërcënimi nga ana e Rusisë.

Investimi raketor i Finlandës dhe Suedisë në terma afatgjatë ,ashtu si në rastin e Polonisë pritet të mbetet në një nivel të caktuar për shkak të faktorëve politikë, ushtarakë dhe ekonomikë dhe më tepër të jetë një element ndihmës brenda fushës së aftësive sulmuese të NATO-s.

Egziston mundësia që Hungaria e Viktor Orban të kundërshtojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO për shkak të marrëdhënieve të saj të ngushta me Rusinë. Orban votoi sanksionet që BE vendosi ndaj Rusisë, por deklaroi se do të vërë veton ndaj çdo sanksioni ndaj naftës dhe gazit rus.

Gjithsesi kundërshtimi i Orbanit ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO në kurriz të BE-së dhe SHBA-së shihet si një probabilitet i ulët.

Lexo edhe

Video