Finlanda e Suedia më pranë NATO-s, edhe Macron nënshkroi dokumentin

Finlanda e Suedia më pranë NATO-s, edhe Macron nënshkroi dokumentin

Presidenti i Francës Emmanuel Macron nënshkroi sot në emër të vendi të tij protokollin për ratifikimin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, i cili u pranua nga Asambleja Kombëtare Franceze më 2 gusht.

“Ky vendim sovran i Finlandës dhe Suedisë, dy partnerë evropianë, do të mundësojë forcimin e sigurisë së tyre përballë kërcënimit aktual në fqinjësinë e tyre të afërt dhe do të kontribuojë ndjeshëm në forcën kolektive dhe sigurinë tonë evropiane me kapacitetet e tyre”, njoftoi Pallati Elysee.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga neutraliteti i tyre tradicional për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.


“Njëzet vende aleate e kanë ratifikuar tashmë protokollin”, tha ministrja e Jashtme Catherine Colonna gjatë pranimit të tij në Asamblenë Kombëtare.

Në mënyrë që dy vende të kenë mbrojtje sipas nenit 5 të Kartës së NATO-s në rast agresioni, protokolli duhet të nënshkruhet nga tridhjetë vende anëtare të organizatës.

Por Turqia, një anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, po kërcënon të “ndalojë” procesin, duke akuzuar dy vendet skandinave se strehojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe aleatët e saj, të cilat Ankaraja i konsideron organizata terroriste.

Lexo edhe

Video