Finlanda e Suedia do të blejnë armë së bashku

Finlanda e Suedia do të blejnë armë së bashku

Finlanda dhe Suedia do të blejnë bashkërisht armë zjarri portative dhe armë antitank, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes finlandeze, ndërsa dy vendet nordike paraqitën aplikime për anëtarësim në paktin e NATO-s.


Të dy vendet do të forcojnë bashkëpunimin duke iu bashkuar marrëveshjes për prokurimin e armëve antitank nga prodhuesi suedez i armëve Saab Dynamics.

Ministri finlandez i Mbrojtjes Anti Kaikonen miratoi gjithashtu përgatitjet për blerjen e përbashkët të armëve të zjarrit të kalibrit të vogël, duke përfshirë pushkë sulmi dhe armë mbrojtëse personale.

Lexo edhe

Video